VONË SONTE NË SHTËPI (PJESA I)

Nga D. V.
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nga: Roger Waters (nga albumi “Amused to Death”, 1992)
Përktheu: Agron Shala

Mbështetur te dritarja
Një grua fermeri në Okfordshajr
Hedh sytë nga ora – është pothuajse koha për çaj
Ajo nuk e sheh
Fantazmën që ul krahët në gardhin me thera
Nuk e dëgjon këngën e motorit

Por, shkëlqimi teknologjik i kabinës së pilotit
Pas syzeve Rej-Ben që vezullojnë
Djaloshi nga Klivlendi
Në rehatinë e rutinës
Shikon instrumentet dhe buzëqesh
I sigurt në bukurinë e jetës ushtarake

Nuk ka të drejtë apo të gabuar
Vetëm konserva, barut dhe shkëmbinj të bardhë
Dhe qielli i kaltër dhe fluturim, fluturim, fluturim
Bukuria e jetës ushtarake
Pa pyetje, vetëm urdhra dhe fluturim, vetëm fluturim

Çfarë pamjeje e bukur në ëndrrën e tij të kaltër të egër
Fëmija i përjetshëm shfleton
Revistat e tij të luftës
Dhe Xhaxhai Sem bujar i jep dhjetë trilionë e ca
Në video-lojën
Totale argëtuese luftarake
Dhe këtu lart në tribuna
Tifozët po çmenden
Nxitëset e tifozëve rrotullohen
Kur ti tund ijët
Dhe të gjithëve na pëlqen ajo pjesë kur ti nxjerr
Xhinset nga frigoriferi dhe
Pastaj i keqi merr goditjen
Dhe a të bëri përshtypje mënyra e kënaqshme
Si rrobat e banjës i ngjiten lëkurës së saj
Si në ditët me pushkë ajrore
Kur thikat shponin gjethet e vjeshtës
Por, s’ka gjë, shiko si gjakosin fëmijët
Do të duket shkëlqyeshëm në TV

Dhe, në Tripoli, një tjetër grua e rëndomtë
Ngul sytë te rubineti që pikon, të cilën i shoqi s’pati
Kohë ta rregullonte
Ishte shumë i zënë duke ndërthurur politikën me ritmet e jetës
Poshtë në rrugë

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër