Vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi konflikti për beach bar-in

Nga Xh M
920 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sarandl, 9 maj Zhurnal.mk – Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Sarandë, ku një konflikt në një lokal përfundoi me një të vrarë dhe një të plagosur.

I plagosuri, Kostandin Vogli, në dëshminë e tij ka deklaruar se sherri me Viktor Ruçi, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një biznes beach bar-i.

Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, ç`ka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve.

Ai ka shtuar se mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti.

“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit”, mësohet të ketë deklaruar Vogli. Ai ka rrëfyer gjithashtu se natën e ngjarjes kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me palën tjetër, ku dhe ndodhi përplasja.

Gjatë konfliktit në lokalin e Rexhep Ismaili, mbeti i vrarë vetë Ismaili, ndërsa Kostandin Vogli u plagos. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që çoi në përfundim tragjik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër