Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Nga D. V.
755 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 04 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me titullin “Dëshmor i Atdheut”.

Në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, Lamallari e cilësoi ngjarjen një humbje të rëndë për Policinë e Shtetit dhe për shtetin shqiptar, ndërsa bëri të ditur se është takuar me familjen e policit të plagosur dhe me stafin mjekësor.

“Po bëjmë gjithçka që gjendja e tij të mbetet e stabilizuar. Duhet t’u japim kohë mjekëve të kryejnë punën e tyre, me shpresën që ai të rikthehet sa më shpejt pranë familjes”, u shpreh ministri.

Lamallari theksoi se, paralelisht me procedurat për shpalljen e Mekollit “Dëshmor i Atdheut”, është urdhëruar edhe një hetim i plotë për të verifikuar respektimin e protokolleve dhe menaxhimin e situatës nga strukturat përgjegjëse.

“Kam kërkuar një vlerësim të detajuar të rrethanave, respektimit të procedurave dhe marrjen e çdo mase ligjore sipas përgjegjësive që përcakton ligji. Çdo person që do të rezultojë përgjegjës nga ky hetim do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi ai.

Ministri shtoi se Policia e Shtetit numëron 232 efektivë të rënë në detyrë ndër vite, duke e cilësuar ngjarjen në Maliq si një tragjedi që ka prekur mbarë vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër