VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PShDK-në për zgjedhje

Nga D. V.
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 maj, Zhurnal.mk – Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me Partinë GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PShDK).

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku është publikuar edhe marrëveshja e koalicionit mes subjekteve politike.

Në deklaratën e përbashkët thuhet se ky bashkëpunim përfaqëson një angazhim të qartë politik përpara qytetarëve të Kosovës dhe synon vazhdimin e qeverisjes me përgjegjësi, forcimin e institucioneve dhe mbrojtjen e interesit shtetëror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër