Zbulohet rrjet për tregti ilegale me botoksë dhe fillerë, policia bën të ditur emrat e mjekëve të arrestuar

Nga Xh M
465 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 prill Zhurnal.mk – Jozyrtarisht, janë kryer kontrolle në disa lokacione në Shkup, Strumicë dhe Manastir, ku janë privuar nga liria disa persona. Në mesin e të arrestuarve ka mjekë të punësuar në klinikat e Shkupit, si dhe pronarë të ordinancave private dermatologjike.

Aksionin po e realizojnë Departamenti për Krim të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Prokuroria për Krim të Organizuar, nën dyshimet për trajtime mjekësore të paligjshme dhe shpërndarje të preparateve të paregjistruara.

Jozyrtarisht, hetimi tregon se grupi ka qenë i përfshirë në import dhe shitje të paligjshme të botoksit, fillerëve dhe preparateve të tjera mjekësore të falsifikuara, të cilat në vend janë futur përmes kanaleve ilegale nga disa shtete.

Nga institucionet bëhet e ditur se hetimi vazhdon dhe priten detaje të reja gjatë ditës së nesërme./vecer

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut nga orët e mbrëmjes njoftoi se po zhvillohet një aksion policor i lidhur me një hetim për trajtime mjekësore të paligjshme dhe përdorim të preparateve të paregjistruara, raportojnë mediat maqedonase.

Aksioni përfshin mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Natasha K. dhe Arben K., dermatologë që punojnë në SPQ “8 Shtatori”, Dejan F. nga Klinika e Dermatologjisë, Magdalena I. – mjeke në SPQ “8 Shtatori”, si dhe Andrea T. nga një qendër private estetike.

Sipas burimeve, janë duke u zhvilluar kontrolle në disa lokacione, përfshirë edhe banesat e personave të përfshirë në këtë rast.

Pas përfundimit të veprimeve, një prokuror publik kompetent do të vendosë nëse do të kërkohen masa nga gjykata.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër