Zekolli-Shaqiri: BDI e shfrytëzoi autostradën Shkup-Bllacë për vota

Nga D. V.
1,548 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri në konferencën e sotme për shtyp ka akuzuar BDI-në se e ka përdorura projektin e autostradës Shkup-Bllacë ndër vite për të mbledhur vota.

Zekolli-Shaqiri tha se nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e pjesës së dytë të kësaj autostrade është dëshmi që “projektet nuk realizohen me propagandë, por me punë”.

“E premtuan në vitin 2008, e përsëritën në vitin 2011, 2014, 2017, 2020, dhe serish në vitin 2023. Pas gjithë këtyre premtimeve, qytetarët panë vetëm rreth 2 km rrugë. Për VLEN-in patriotizmi matet me punë. Pas shumë vitesh pritje, rruga Shkup-Bllacë më në fund kalon nga premtimi në realizim”, tha Zekolli-Shaqiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër