Zhduket Ljupço Stojanovski, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 gusht Zhurnal.mk – Familja ka bërë një apel urgjent për të gjithë qytetarët që të ndihmojnë në gjetjen e të afërmit të tyre, Ljupço Stojanovski, i cili rezulton i zhdukur prej katër ditësh.

Sipas informacioneve të publikuara nga familja e tij, ai është parë për herë të fundit në lagjen Novo Lisice në Shkup, njofton 4news.mk.

Familja e shqetësuar kërkon mbështetjen e publikut dhe apelon që kushdo që ka çfarëdo informacioni, sado i parëndësishëm të duket, të kontaktojë menjëherë për të ndihmuar në gjetjen e tij sa më shpejt.

Numri i telefonit për informacione: 073 717 090

Apelohet që njoftimi të shpërndahet sa më shumë në rrjetet sociale, në mënyrë që informacioni të arrijë te sa më shumë njerëz.

artikuj të ndërlidhura