Shtip, 24 gusht Zhurnal.mk – Një zjarr i madh ka përfshirë sonte rrugën ekspres Koçan–Shtip, ndërsa tymi dhe flakët mbuluan rrugën, duke shkaktuar ndërprerje të qarkullimit.
Stojançe Angelov nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informoi se bëhet fjalë për zjarr në mbetje të korrjeve, i cili është shuar falë shiut që ka rënë në atë rajon.
Në rrjetet sociale janë publikuar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet tym i dendur dhe flakë mbi dhe përreth rrugës. Dukshmëria ishte e kufizuar dhe qarkullimi i sigurt u vështirësua, për çka automjetet ndalonin dhe nuk mund të kalonin përmes tymit.
Pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet që, nëse kanë mundësi, të përdorin rrugë alternative, të mos drejtohen drejt segmentit të përfshirë nga zjarri dhe të vozisin me kujdes dhe në mënyrë të sigurt.
