Shkup, 18 gusht Zhurnal.mk – Dje në fshatin Batincë të Shkupit, policia arrestoi nëntë persona, mes tyre edhe dy të mitur, pasi paraprakisht ishte raportuar se mes tyre kishte pasur përleshje dhe ishin hedhur gurë ndaj njëri-tjetrit.
Gjatë incidentit është dëmtuar edhe një automjet policor.
Policia ka privuar nga liria A.S. (57), S.S. (22), M.S. (22), R.S. (23), N.S. (48), I.M. (41), D.M. (21) dhe dy të mitur, të gjithë nga fshati Batincë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”.
