ZV-KM Sali thotë se javën e ardhshme do të ketë propozim konkret për provimin e jurisprudencës, e të degëve tjera

Nga D. V.
589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 Maj, Zhurnal.mk – Edhe një javë dhe do të ketë vendim përfundimtar e propozim konkret për mënyrën ligjore për t’iu mundësuar studentëve shqiptarë që provimin e jurisprudencës e provimet e tjera të degëve të tjera të fakulteteve të kalohen në gjuhën shqipe, ka paralajmëruar sot Zëvendës-Kryemnistri Bekim Sali, raporton Zhurnal.mk.

Sali tha sot se kërkesa e drejtë të studentëve shqiptarë të juridikut dhe studentëve të tjerë tashmë ndodhet në fazën e përpunimi të propozimeve konkrete ligjore.

“Ne e kemi përkrahur si iniciative të stundentëve..,” u tha gazetëve Sali sot në një konferencë për shtyp, duke përkujtuar se edhe para më pak se tre muajëve ai dhe kolegët e tjerë nga VLEN janë takuar me studentët për kërkesën e tyre të drejtë.

“Që nga momenti i parë i kemi përkushtu kohë të duhur dhe angazhim drejtë zgjidhjes së kësaj çështjeje, e cila e vlerësojmë se është e drejtë e studentit që gjuhën në të cilën ka studiuar të mundet që edhe provimin final, çoftë edhe provim shtetëror, jurisprudencë ose ndonjë provim tjetër ta jep në gjuhën në të cilën ka studiuar, dhe është e drejtë e tij. Përkrahjen e kemi dhënë, mirëpo nuk e kemi arsyetu mënyrën, rrugën si duam ta arrijmë qëllimin për arsye se është çështje institucionale,” tha zyrtari i lartë i qeverisë.

Sali tha se nëse do të duhej dhënë ndonjë afat, atëherë eventualisht do të duhet edhe një javë që të ketë vendim përfundimtar nga qeveria të propozimeve ligjore përkatëse, e të cilat pastaj do të promovohen para publikut
“Nuk arrihet vetëm me vendim politik ajo qasje ndaj testimit të një provimi dhe jemi në përfundim e sipër të fazës së konsultimeve me ekspertë dhe unë besoj që shumë shpejtë, ndoshta edhe…tash nuk dua të kapeni për afatin kohor. Ndoshta edhe një javë mund të zgjasë deri në vendimin final, të cilin do ta promovojmë në mënyrën e njëjtë besoj. Për arsye se që nga fillimi ka pas vullnet të mirë politike që të zgjidhet ky problem, i cili për fat të keq në përiudhen e kaluar duke pasur parasysh edhe udhëheqësit e mëparshme të cilët kanë pasë ingerenca dhe mundësi politike për ta zgjidhur këtë problem ka mbet si temë e hapur dhe tani po e zgjidhim,” tha Sali.
Ai ndërkohë nuk u përkufizua vetëm në kërkesën e studentëve të juridikut, por edhe të studentëve të fakulteteve të tjera, në mënyrë që që të gjithë studentëve shqiptarë të cilët duhet të kenë licencat profesionale për t’u futur në tregun e punës, t’iu mundësohet hyrja në provimet përkatëse në gjuhën shqipe.

“Por nuk do të jetë vetëm jurisprudenca, do të jenë edhe shumë tema tjera të cilat duam në pako t’i zgjidhim një herë e përgithmonë dhe të mos japim arsye që studentët tanë të kenë paknaqësi ndaj funksionimit të institucioneve dhe trajtimit të tyre nga ana e institucioneve shtetërore,” u tha gazetarëve Sali sot në një konferencë për shtyp.

Lajmërimi që bëhet nga Sali për vendim konkret për propozim ligjor për hyrje në këto provime në gjuhën shqipe, bëhet pak ditë para protestës së dytë të stutentëve shqiptarë në Shkup, dhe kërkesave në rritje të studentëve shqiptarë.

Studenti i fakultetit të juridikut në universitetin UEJL të Tetovës, Mevlan Ademi, një ndër organizatorët kryesor të protestave të studentëve, në protestën e së hënës tha se tash kërkesat e studentëve kanë të bëjnë edhe për përdorimin ende jo të plotë të gjuhës shqipe nëpër institucionet e vendit. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër