Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Trashëgimia kulturore lidh popujt evropianë ndër shekuj

Nga Xh M
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nikozia, 10 maj Zhurnal.mk – Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se sot së bashku me delegacionet pjesëmarrëse në takimet e nivelit të lartë në Nikoza, kanë vizituar Muzeun Bizantin- një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në Qipro.

“Sot, së bashku me delegacionet pjesëmarrëse në takimet e nivelit të lartë në Nikozia, patëm kënaqësinë të vizitojmë Muzeun Bizantin – një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në Qipro, që ruan trashëgiminë shpirtërore, historike dhe artistike të qytetërimit bizantin. Hapja e aktivitetit u bë nga Zëvendësministrja për Çështje Evropiane e Qipros, Marilena Raouna.

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të reflektuar mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor evropian dhe vlerave që lidhin popujt tanë ndër shekuj.

Në prag të takimeve formale që do të zhvillohen nesër, ky moment shërbeu edhe si hapësirë për shkëmbime të afërta dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet delegacioneve pjesëmarrëse”, ka shkruar Sali.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër