Zv kryetari i Tetovës Albi Qamili shpërndan dhurata për fëmijët e çerdheve me rastin e Kurban Bajramit

Nga D. V.
285 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 maj, Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se sot, në bashkëpunim me shoqatën “Agimi i Bamirësisë”, janë shpërndarë dhurata për fëmijët e çerdheve me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai theksoi se aktiviteti u zhvillua në atmosferë festive, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek më të vegjlit.

“Sot, së bashku me shoqatën ‘Agimi i Bamirësisë’, shpërndamë dhurata për fëmijët e çerdheve me rastin e festës së Kurban Bajramit. Një ditë e mbushur me gëzim, buzëqeshje dhe dashuri për më të vegjlit tanë!”, ka shkruar Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër