14 shoferë privohen nga liria, shtatë vozisnin pa patentë

Nga Xh M
1,665 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 qershor Zhurnal.mk – MPB njoftoi gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 14 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Prej tyre, shtatë (dy në Shkup, dy në Rosoman dhe dy në Kumanovë, dhe një në rajonin e Kavadarit) kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit janë privuar nga liria pesë shoferë (në Kavadar, Sveti Nikollë, Negotinë, Gjevgjeli dhe në autostradën Veles–Gradsko), ndërsa dy shoferë për shkak se kanë drejtuar në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar–Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

Nga MPB bëjnë apel pqr të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e patentë shoferit, ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër