15-vjeçari që dyshohej për vrasje, dyshohet ta ketë rrahur fqinjin – Policia në kërkim të tij

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 20 shkurt – Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshje në Tetovë, mëson VOXAL.

Të shtënat janë dëgjuar në bulevardin Ilinden. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa së shpejti priten detaje rreth këtij rasti.

Alsat mëson se një i mitur rreth moshës 15 vjeçare nga fshati Gajre i Tetovës, i cili dyshohej për një vrasje gjatë vitit të kaluar ku mbetën të plagosur edhe 4 persona, ka rrahur fqinjin e tij në një lokal në fshatin Gajre.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe patrulla të policisë po e kërkojnë në fshat dhe në qytet.

artikuj të ndërlidhura