546 persona të vdekur nga vdekja e dhunshme në vitin 2025

Nga Xh M
1,262 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor Zhurnal.mk – Në vitin 2025, numri i personave të vdekur nga vdekjet e dhunshme është zmadhuar për 6.8% krahasuar me vitin paraprak dhe arrinë në 546 vdekje. Të vdekurit nga vdekjet e dhunshme përbëjnë 2.7% të mortalitetit të përgjithshëm. Në strukturën e vdekjeve nga vdekjet e dhunshme sipas gjinisë, si në vit et e mëparshme, ashtu edhe në vitin 2025, meshkujt kanë pjesëmarrje më të lartë, edhe atë 68.5%, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
Në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme, pjesëmarrje më të madhe kanë aksidentet 82.2%, vetëvrasjet 14.8%, dhe vrasjet 2.9%.

Në kategorinë e aksidenteve, pjesëmarrja më e madhe kanë vdekjet nga shkaqe të tjera të jashtme të dëmtimeve të rastit me një pjesëmarrje prej 43.4% të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve të dhunshme.

Në kategorinë “vetëvrasje”, pjesëmarrje më të madhe të vdekjeve është për shkak të “varjes, strangulimit dhe sufokimit, me pjesëmarrje prej 7.1% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të dhunshme.

Në kategorinë “vrasje”, rastet tek të cilët vdekjet kanë ardhur si pasojë e e tentimit për të shkaktuar lëndime trupore me të shtënë nga një tjetër armë zjarri tjetër e pa shënuar ” ka pjesëmarrje më të lartë me 1.5% të numrit të përgjithshëm të rasteve me vdekje të dhunshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër