30 qershori 2026 është afati i fundit për pagesën e tatimit

Nga Xh M
1,637 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor Zhurnal.mk – Qytetarët që, pas Deklaratës Vjetore Tatimore për vitin 2025, rezultojnë me një shumë të caktuar për pagesë shtesë kanë ende pak kohë për ta kryer detyrimin. Drejtoria e të Ardhurave Publike njofton se afati i fundit për pagesën e taksës është 30 qershori 2026.

Sipas DAP-it, të gjithë tatimpaguesit që në deklaratën e tyre kanë të evidentuar një shumë për pagesë shtesë duhet ta shlyejnë atë brenda afatit, në mënyrë që të shmangen shpenzimet e tjera dhe llogaritja e interesit.

Për qytetarët që kanë marrë ose do të marrin një vendim me shumën e korrigjuar tatimore, pagesa duhet të kryhet brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të vendimit.

Pagesa mund të realizohet përmes shërbimeve elektronike tatimore. Qytetarët duhet të hyjnë në profilin e tyre, të zgjedhin Deklaratën Vjetore Tatimore për vitin 2025, ta hapin përmes opsionit “Pregled/Shiko” dhe më pas të shkarkojnë urdhrin e pagesës nga “Peçati/Printo”.

DAP u kërkon qytetarëve që gjatë kryerjes së pagesës të plotësojnë me kujdes të dhënat e tyre, veçanërisht numrin e identifikimit tatimor, numrin e fletës së pagesës dhe të gjitha elementët e tjerë të detyrueshëm të urdhrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër