592
Tiranë, 30 prill Zhurnal.mk – Presidenti Begaj shkruan në postimin e tij në facebook: “Aviacioni Ushtarak Shqiptar, që nga viti 1951, sot Forca Ajrore, është një shtyllë e rëndësishme e mbrojtjes së vendit dhe sovranitetit tonë.
Në bashkëpunim me NATO-n dhe aleatët tanë, kjo forcë garanton sovranitetin ajror dhe është kontribuuese aktive në mbrojtjen kolektive.
Përkushtimi dhe sakrificat e brezave kanë të gjithë nderimin dhe mirënjohjen tonë”.
