Katërmbëdhjetë vjet nga vdekja e presidentit të parë Kiro Gligorov

Nga B.M
1,108 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 janar – Sot bëhen 14 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë të pavarur, Kiro Gligorov.

Delegacioni i Kuvendit në përbërjen e Emilia Angelova dhe Sllavjanka Petrovska, sot do të vendosë lule në vendpushimin e përhershëm të Gligorovit, në Varrezat e Qytetit Butel në Shkup.

Kiro Gligorov vdiq më 1 janar të vitit 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare.

Ai lindi më 3 maj të vitit 1917 në Shtip dhe luajti një rol aktiv në procesin e pavarësisë së vendit dhe njohjes ndërkombëtare të tij.

Në vitin 1991, ai udhëhoqi Maqedoninë, e cila fitoi pavarësinë në mënyrë paqësore nga ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, në të cilën Gligorov mbajti pozita të larta shtetërore.

Pas referendumit të mbajtur më 8 shtator të vitit 1991, në të cilin qytetarët u deklaruan në favor të një shteti të pavarur dhe sovran, Gligorov u zgjodh presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së pavarur dhe sovrane nga Kuvendi më 25 janar të vitit 1991.

Më 7 mars, ia besoi mandatin Nikolla Klusevit për të formuar qeverinë e parë.

Më 8 prill të vitit 1993, Gligorov foli për herë të parë në gjuhën maqedonase në foltoren e Kombeve të Bashkuara, kur Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 181-të e KB-së.

Ai është fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve vendase dhe ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër