Kasami nga Dobërdolli dhe Vrapçishti: Me Zuli Demirin zgjedhim të ardhmen dinjotoze për Vrapçishtin

Nga B.M
705 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vrapçisht, 9 janar – Kryetari i Tetovës dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka deklaruar se Vrapçishti është i vendosur për ndryshim, duke shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin për kryetar komune Zulhajrat Demiri.

Ne një postim në Facebook, Kasami shkruan se së bashku me deputetët Adnan Azizi dhe Valbona Adili, si dhe me funksionarë të VLEN-it dhe të Qeverisë, kanë vizituar fshatrat Dobërdoll dhe Vrapçishtë, ku, sipas tij, kanë hasur entuziazëm të madh te qytetarët për fitoren e Demirit.

“Vrapçishti meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë. Të dielën, duke votuar Zulin, zgjedhim të ardhmen dinjitoze për Vrapçishtin”, ka shkruar Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër