Valbon Limani shpall fitore në Gostivar

Nga B.M
834 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 11 janar – Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, ka shpallur fitoren në komunën e Gostivarit pas përfundimit të numërimit të votave.

Limani ka marrë 64% të votave, duke fituar me një raport 2 me 1 kundrejt kundërkandidatit të tij, Nevzat Bejtës nga lista e Vlenit.

Në një deklaratë live për mediat, Limani falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe theksoi se kjo fitore është një motiv shtesë për të punuar me përkushtim dhe transparencë për zhvillimin e komunës.

“Jam shumë i lumtur për mbështetjen e qytetarëve dhe kjo fitore na obligon të vazhdojmë punën për realizimin e projekteve që qytetarët presin,” tha Limani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër