Në Berovë -12 gradë, në Kodër të Diellit 26 centimetra borë

Nga B.M
869 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 janar –  Në Berovë sot në mëngjes në orën 7 janë matir -12 gradë, -11 në Kriva Pallankë, -10 në Demir Kapi, Krushevë dhe Kodër të Diellit, ndërsa në Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Hanet e Mavrovës -9 gradë. Në Strumicë, Shtip, Kavadar, Veles, Ohër dhe Pretor -8, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë dhe Vinicë -7, në Gjevgjeli -5 gradë.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se në Kodër të Diellit ka 26 centimetra borë, në Krushevë 15, në Gjurishte 4, ndërsa në Tetovë dhe Berovë 2 centimetra.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -1 deri 7 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell. Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër