Kasami pas takimit të liderëve: VLEN mbështet shfuqizimin e qeverisë teknike

Nga B.M
850 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Bilall Kasami nga VLEN, pas takimit të liderëve në Klubin e deputetëve, tha se si koalicion kanë shprehur mbështetje për largimin e qeverisë teknike.

Kasami theksoi se nëse ka pajtim nga të gjitha partitë, qeveria teknike mund të shfuqizohet që në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa nëse nuk ka pajtim, atëherë VLEN do të pranojë që qeveria teknike të vlejë vetëm në zgjdhjet e ardhshme, pastaj të shfuqizohet.

“Propozimi ynë ishte që nëse merremi vesh të gjithë partitë, mund të shfuqizohet menjëherë. Nëse nuk ka marrëveshje nga të gjithë, edhe këtij zgjedhje të organizohen me këtë format të qeverisë, me qeveri teknike, pas këtyre zgjedhjeve të mos ketë qeveri teknike”, tha Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër