Shkup, 21 janar – Kuvendi sot do ta mbajë seancën e re të 81-të plenare me 10 pika të rendit të ditës.
Deputetët do të diskutojnë për Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligjin për pushimin e vlefshmërisë së Ligjit për marrëveshje jashtëgjyqësore, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e sigurimit të detyrueshëm social, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, Propozim-ligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës, sipas Marrëveshjes Kornizë të huasë për financim shtesë të Projektit për ndërtimin e sallave të edukatës fizike – të gjitha në lexim të dytë, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, që të dyja me procedurë të shkurtuar.
Gjithashtu, para deputetëve janë edhe Plani financiar i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve për vitin 2026, Propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për Propozimin e Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2026, si dhe Propozim-vendimi për dhënien e pëlqimit për Propozimin e Planit vjetor financiar të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2026.

