2.062 rasate të reja me grip, këtë stinë tre persona të vdekur nga gripi

nga D. V.

Shkup, 22 janar – Gjatë javëssë tretë të vitit 2026 – prej 12 deri më 18 janar – në vend janë paraqitur 2.062 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi – sëmundje të ngjashme me gripin, 11,2 për qind më pak në karahasim me javën e kaluar. Numri i personave të paraqitur këtë javë, në krahasim me javën e tretë të stinës së kaluar është rritur për 46,0 për qind, ndërkaq në krahasim me numrin për javën e tretë nga kurba tipike epidemike e modeluar nga 15 stinët e fundit është ulur për 6,9 për qind. Gjatë javës së tretë incidenca e paraqitur është mbi kufirin javor për aktivitet mesatar, informuan sot nga Instituti për shëndet publik.

Lidhur me distribuimin e moshës, 1.274 persona ishin të moshës prej 15 deri 64 vjeç. Gjithsej 279 ishin fëmijë të moshës deri katër vjeç, mbi 65 vjeç ishin 266 persona, ndërsa 243 fëmijë të moshës prej 5 deri 14 vjeç. Incidenca më e madhe është regjistruar tek fëmijët e moshës deri katër vjeç.

Personat e paraqitur janë nga 29 QSHP/NJR: Shkup – 556, Tetovë – 146, Ohër – 142, Manastir – 139, Kumanovë – 137, Prilep – 115, Shtip – 110, Kavadar – 102, Veles – 96, Strumicë – 85, Dibër – 75, Sveti Nikole – 59, Gostivar – 52, Radovish – 33, Negotinë – 30, ndërsa në Gjevgjeli, Vinicë, Strugë, Resnjë, Kërçovë, Krushevë, Kratovë, Makedonski Brod, Probishtip, Dellçevë, Kriva Pallankë, Koçan, Demir Hisar dhe Berovë, numri i të sëmurëve është më i vogël se 30, tregojnë të dhënat e ISHP.

Në katër QSHP/NJR: Dibër, Ohër, Sveti Nikole dhe Kavadar vërehet aktivitet shumë i lartë, në tre: Kratovë, Shtip dhe Vinicë – aktivitet i lartë, aktivitet mesatar është regjistruar në 11 QPSH/NJR, në nëntë vërehet aktivitet stinor, ndërsa në dy njësi vërehet aktivitet i ulur i virusit të gripit.

Në stinën 2025/2026 numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin – është 8.209 në krahasim me periudhën e njejtë të stinës së kaluar, numri i rasteve të paraqitura është rritur për 2,1 herë, ndërsa në rpaort me modelin e 15 stinorëve të fundit është regjistruar rritje orej 16,3 për qind.

Gjatë stinës së gripit janë regjistruar tre persona të vdekur të asocuar me grip, ceket në raportin e ISHP-së.

Nga Instituti përkujtojnë se vaksinimi kundër gripit stinor është mbrojtja më efikase nga kjo sëmundje. Instituti për shëndet publik rekomandon vaksinim të tërë popullatës, posaçërisht të personave që u takojnë grupeve të ashtuquajtura në rrezik.

Përfundimisht me javën e tretë, në shtet janë vaksinuar gjithsej 79.078 persona me vaksinë falas apo komerciale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More