Filipçe nga Zagrebi kritikon procesin e eurointegrimeve: Po rritet ndikimi i oligarkisë

nga Xh M

Yagreb, 31 janar – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, nga Zagrebi ku iu drejtua Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Kroacisë, në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, në fjalimin e tij, kritikoi qeverinë e RMV-së duke thënë se në Maqedoninë e Veriut ka tendenca gjithnjë e më autoritare, ndikim në rritje të oligarkisë ekonomike dhe financiare, politika që dëmtojnë punëtorët, presione ndaj sindikatave dhe diskreditim të organizatave qytetare dhe intelektualëve kritikë. Ai tha se patriotizmi i rremë i qeverisë përdoret për të mbrojtur rrjete kriminale dhe klienteliste dhe se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është bllokuar, pasi sipas tij, qeveria e ka braktisur konsensusin e gjerë politik dhe shoqëror duke argumentuar se rrezikohet identiteti kombëtar.

“Edhe në vendin tim përballemi me tendenca gjithnjë e më autoritare, ndikim në rritje të oligarkisë ekonomike dhe financiare, politika ekonomike që dëmtojnë drejtpërdrejt punëtorët, presione ndaj sindikatave, diskreditim të organizatave qytetare dhe intelektualëve progresivë kritikë. Patriotizmi i rremë i kryeministrit dhe qeverisë sonë është vetëm një maskë pas së cilës fshihet mbrojtja e rrjeteve kriminale dhe klienteliste, e shoqëruar me presion intensiv mbi sistemin gjyqësor. Maqedonia e Veriut është bllokuar në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa qeveria e ka lënë konsensusin e gjerë politik dhe shoqëror për këtë çështje me arsyetimin se rrezikohet identiteti kombëtar”, theksoi Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More