Gashi dhe Miloshoski takojnë në Uashington Daniel Twining, president i IRI

Nga B.M
683 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 3 shkurt – Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i shoqëruar edhe nga Nënkryetari i Kuvendit Antonio Miloshoski, kanë zhvilluar një takim me Daniel Twining, President i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), ku u diskutua për bashkëpunimin dypalësh dhe projektet e përbashkëta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme amerikane në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe zhvillimin e proceseve parlamentare në vend. U theksua se projektet e përbashkëta me IRI-n kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe në avancimin e standardeve demokratike.

Milošoski vlerësoi lart rolin e Institutit Republikan Ndërkombëtar dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, duke theksuar se ky bashkëpunim paraqet një shtyllë të rëndësishme për stabilitetin politik dhe zhvillimin demokratik të Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e tij, Daniel Twining riafirmoi përkushtimin e IRI-së dhe të Shteteve të Bashkuara për të vazhduar mbështetjen e projekteve që synojnë forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik, si dhe për avancimin e bashkëpunimit institucional në rajon.

Takimi u zhvillua në frymë partneriteti dhe bashkëpunimi të hapur, ndërsa u shpreh gatishmëria për thellimin e mëtejmë të projekteve të përbashkëta në dobi të qytetarëve dhe institucioneve të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër