Struga në Panairin ndërkombëtar për turizëm në Shqipëri

Nga B.M
627 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 12 shkurt – Potenciali turistik i Strugës – bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore, tradita e pasur dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit dhe dhe sot janë pjesë e Panairit ndërkombëtar për turizëm në Tiranë.

Shërbimi i Komunës për shtyp kumtoi se në kaudër të panairit, kryetari i komunës, Mendi Qyra foli në panel-diskutimin me temë: “Pozicionimi i destinacioneve: Nga imazhi deri te ndikimi real!”.

Para të pranishmëve theksoi se Struga ka kapacitet të jetë destinacion i njohur rajonal, i cili ofron përvojë autientike për vizitorët. Ai u bëri thirrje publike të gjithë operatorëve dhe agjencive turistike ta përfshijnë Strugën në pakon e tyre turistike, me qëllim të avancimit të përbashkët të ofertës dhe rritjes së dukshmërisë që qytetit në hartën turistike rajonale dhe ndërkombëtare.

“Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në promovimin aktiv, pozicionimit strategjik dhe krijimit të ndikimit real përmes partneriteteve konkrete dhe bashkëpunimeve në sektorin turistik”, thekson shërbimi komunal për shtyp. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër