Shkup, 14 shkurt – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në orët e pasdites dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme dhe do të tejkalojnë 20 litra në metër katror.
Siç kumtojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), do të fryjë erë e përforcua, kohë pas kohe e fuqishme nga drejtimi juglindor, e cila do të jetë më intensive përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 12 deri 16 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë.
Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile nesër pasdite, gjatë natës dhe të dielën do të ketë reshje të cilat kohë pas kohe do të jenë më të rrëmbyeshme dhe do të tejkalojnë 25 litra në metër katror. Në male reshjet do të jenë me borë, ndërsa në viset më të larta me shi dhe borë. Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme.
Të hënën gjatë natës dhe të martën pritet ftohje me reshje të reja më të rrëmbyeshme, të cilat në male do të jenë me borë, ndërsa në viset më të larta me shi dhe borë. Stabilizim i motit pritet nga mesi i javës së ardhshme.

