Rikonstruim qeveritar në maj, Sali shuan zërat për zgjedhje të parakohshme

nga Xh M

Shkup, 14 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, gjatë një interviste në emisionin “Triling” në TV24 ka trajtuar një sërë çështjesh politike dhe institucionale, duke u fokusuar te përdorimi i gjuhës shqipe, integrimi evropian, dinamika brenda qeverisë dhe zhvillimet politike aktuale.

Duke folur për problemet lidhur me dhënien e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, Sali theksoi se është e pakuptimtë që shteti të akreditojë dhe financojë studimet, por më pas të kufizojë të drejtën e studentëve për të dhënë provimin në gjuhën në të cilën kanë studiuar.

“Ne i kemi 35 vite shtet… logjika duhet të vendoset para pengesave juridike dhe administrative që pamundësojnë shfrytëzimin e një të drejte bazike”, deklaroi ai, duke shtuar se politikanët duhet të gjejnë zgjidhje për qytetarët.

Sali u ndal edhe te çështja e implementimit të gjuhës shqipe në praktikë, duke përmendur shembuj konkretë të mbishkrimeve rrugore dhe dallimeve në përdorimin e gjuhës në zona të ndryshme. Sipas tij, këto situata tregojnë një qasje të panevojshme burokratike ndaj të drejtave gjuhësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More