“Janë kontribuuese për stabilitetin rajonal”, thotë Shekerinska e NATO-s për ujdinë Kosovë-Shqipëri-Kroaci

nga Xh M

Bruksel, 14 shkurt – Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska ka komentuar takimin e fundit trilateral mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë si dhe paralajmërimin për mbajtjen e një stërvitjeje të përbashkët mes tre vendeve.

Deklaratat zyrtarja e lartë e NATO-s i bëri në një intervistë në margjinat e takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.

“Shqipëria dhe Kroacia nuk janë vetëm aleatë të besueshëm dhe të vlefshëm brenda Aleancës, ato janë gjithashtu kontribuese të rëndësishme në paqen dhe stabilitetin rajonal. Ato janë të pranishme në KFOR, por në përgjithësi janë shumë të përqendruara në mbështetjen e kësaj agjende në rajon”, tha ajo për agjencinë Beta, transmeton Klankosova.tv

Ajo shtoi se NATO-ja nuk mori pjesë në diskutimet ose konsultimet mbi deklaratën mbi bashkëpunimin në mbrojtje që Prishtina, Tirana dhe Zagrebi e nënshkruan në mars të vitit të kaluar, por se anëtarësimi në NATO nuk i pengon vendet të kenë marrëveshje shtesë mbrojtëse me palë të treta.

“Ajo që shohim në përgjithësi është se, sigurisht, situata gjeopolitike globale ka ndikuar edhe në rajon. Ju shihni më shumë ushtrime, më shumë investime në mbrojtje dhe siguri, por ne gjithmonë i ftojmë aleatët dhe partnerët të angazhohen gjithashtu në dialogun politik dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura në rajon. Prania jonë në Ballkanin Perëndimor synon të mbështesë këtë lloj dialogu politik”, tha numri dy i Aleancës Veri-Atlantike, transmeton Klankosova.tv

Për këtë qëllim, shtoi ajo, NATO-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe krijon një mjedis që është i favorshëm për një zgjidhje politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More