Të mbash një familje me 30 mijë denarë në muaj është mision i pamundur, thonë qytetarët

nga Xh M

Shkup, 14 shkurt – Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se me 30.000 denarë në muaj vështirë mund të mbahet një familje. Thonë se nëpjesën më të madhe të muajit janë më shumë të uritur se sa të ngopur. Sipas tyre, kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.

“Kam një familje prej tre anëtarëshe edhe atë me gjërat më të rëndësishme, më elementare. Është shumë e vështirë për të kaluar kështu. Qumështi dhe ushqimi që kam marrë, siç mund ta shihni vetë për momentin vetëm tre qese të vogla, 1000 denarë më kanë shkuar vetëm këtu”, tha një qytetar.

“Njerëzit po vuajnë, nuk kanë nga ku. Pra muaji mund të shkojë nga 45 në 50 mijë, përndryshe asgjë. Marr 12.400 ç ‘të bëj me ato para, smë dalin dhe pastaj si tia bëj? Ne vështirë ia dalim me këto para, më shumë jemi të uritur sesa të ngopur”, u shpreh një qytetar.

“Shumë para, kjo është sa për tani, është pak. Pra, nuk blej unë shumë, bashkëshorti im bën pazar, shikojmë që t’ia dalim me këto para”, tha një tjetër qytetar.

Një ditë më përa statistikat llogaritën se kostoja e jetesës u rrit me 3.2 për qind në janar krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shtrenjtime, statistikantët vunë re në ushqime dhe pije joalkoolike me 5.2 për qind, kostoja e kujdesit shëndetësor u rrit me pothuajse 3 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More