Komuna e Çairit nis aksion pastrimi dhe kontrolli të kanalizimeve në Çarshinë e Vjetër

Nga B.M
554 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shkurt – Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuna e Çairit, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”, ka nisur sot një aksion për inspektimin, pastrimin dhe kontrollin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në territorin e Çarshisë së Vjetër, transmeton zhurnal.mk/zh/.

Aksioni, i cili do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, ka për qëllim sigurimin e funksionimit të rregullt të sistemit të kanalizimeve dhe parandalimin e përmbytjeve ose shqetësimeve të tjera që mund të lindin gjatë periudhës së frekuentimit të shtuar në këtë zonë. Ekipet e specializuara po kryejnë pastrime të kanaleve, inspektime të magistralave dhe kontrolle të pusetave për të garantuar qarkullim të pandërprerë të ujërave.

Komuna thekson se kjo ndërhyrje synon përmirësimin e kushteve për banorët dhe bizneset e Çaršisë së Vjetër, si dhe ruajtjen e pastërtisë dhe sigurisë publike gjatë muajit të Ramazanit. Banorët dhe pronarët e bizneseve në zonë i bëhen thirrje të lehtësojnë qasjen e ekipeve pune dhe të lajmërojnë çdo problem të vërejnë në rrjetin e kanalizimit.https://zhurnal.mk/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër