KE me mesazh për transportuesit: Rregullat vlejnë për të gjithë, nuk ka përjashtime

nga Xh M

Bruksel, 17 shkurt – Komisioni Evropian i ka kërkuar transportuesve të Ballkanit Perëndimor të përdorin mekanizmat ekzistues ligjorë për hyrje në Zonën Schengen. Brukseli thotë se i kupton problemet e shoferëve, por rregullat vlejnë për të gjithë dhe nuk ka përjashtime.

“Ne i inkurajojmë partnerët nga Ballkani Perëndimor të përdorin mundësitë për viza afatgjata dhe leje qëndrimi, si dhe fleksibilitetin e parashikuar nga rregullat e Schengenit, sidomos për punonjësit që kalojnë kufirin”, tha Gijom Mercie, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Transportuesit, pas mesazhit nga Brukseli, shohin shpresë në takimin e dytë të grupit punues më 23 shkurt dhe shpresojnë të bindin BE-në se shoferët nuk mund të trajtohen si turistë apo migrantë.

“Nëse shoferi njihet si profesionist, çdo numërim i mëtejshëm i ditëve si turist, migrant apo vizitor, nuk ka logjikë. Deri tani kemi marrë përgjigje nga ambasadat e Spanjës dhe Hungarisë, ku thuhet se vizat e tyre janë të kufizuara nga 80 deri në 190 ditë dhe vlejnë vetëm në territorin e tyre. Kjo nuk përputhet me rekomandimet e Komisionit Evropian”, tha Biljana muratovska, asociacioni Makam-Trans.

Nuk dihet nëse do të ketë protesta apo bllokada në kufij. Muratovska thotë se çdo vend do të vendosë vetë, por vendosin edhe transportuesit që ajo përfaqëson.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More