LSDM: Nuk ka para për rrogë 600 euro, ka para për luksin e Mickoskit me aeroplan qeveritar

Nga B.M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup 17 shkurt – Nga partia maqedonase në opozitë, LSDM, thonë se derisa qytetarët mezi ia dalin, kryeministri po bënë luks me aeroplan qeveritar mbi shpinën e popullit.

Nga LSDM thonë se “Mickoski, njësoj si Gruevski, i cili bleu syze për 60 mijë euro dhe një “Mercedes” luksoz, ka ora për 60 mijë euro dhe do të luksojë me një aeroplan”.

“Gjysma e Qeverisë po shëtiste me aeroplanin qeveritar. Destinacioni kryesor, Budapesti, te shefi i tyre, Gruevski. Për një orë, këtu, para Qeverisë, do të fillojë një protestë e punëtorëve për paga më të larta, për një jetë dinjitoze”.

Le të zbresë Mickoski, le t’i shikojë punëtorët që mezi ushqejnë familjet e tyre dhe t’u përgjigjet: ‘Sa u kushton qytetarëve ky luks i Kryeministrit me aeroplanin qeveritar?’ A është kjo arsyeja pse po njoftohet blerja e një aeroplani të ri qeveritar – për edhe më shumë udhëtime private me para publike?”, thanë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër