Komunat fitojnë 5 vjet shtesë për legalizimin e objekteve

nga Xh M

Shkup, 19 shkurt – Qytetarët shtëpitë e të cilëve janë ndërtuar para vitit 2011-të dhe vazhdojnë të jenë të palegalizuara, do të kenë edhe 5 vite të tjera kohë që nga ilegale, shtëpinë ta bëjnë legale. Kjo sepse me 67 vota “PËR” dhe 5 “KUNDËR”, deputetët miratuan ndryshimet ligjore në ligjin ekzistues për legalizim të ndërimeve pa leje, të ndërtuara para vitit 2011-të.

Mbështetje për ligjin veç VMRO dhe ZNAM, dhanë edhe deputetët e koalicionit VLEN. Sipas Bekim Qokut, në vend të vitit 2026-të, kur parashihet përfundimi i të njëjtit, ligji për legalizim do të vlejë deri në vitin 2031.

Zgjatja e afatit është e domosdoshme përshkak të numrit të madhë të kërkesave të paraqitura në Komuna dhe pamundësisë që të gjitha procedurat administrative të përfundojnë brenda këtij afati. Qëllimi është që komunat si organe kompetente të kenë mundësi ti përmbyllin procedurat në zhvillim dhe të miratojnë akte administrative të plotëfuqishme, duke garantuar siguri juridike për qytetarët që kanë këto lloj kërkesash dhe nevojash.

Kundër ligjit votuan 5 deputetët e Levicës të cilēt e kundërshtuan të njejtin edhe nga foltorja. Deputeti Sashko Jançev tha se ligji që tani është zgjatur e që është miratuar në vitin 2011-të, ka qenë i paraparë që problemin e legalizimeve ta mbyll shtatë vite pas miratimit.

U stimulua ndërtimi i objekteve të reja pa leje, të cilët më pas u legalizuan duke keqpërdorir po këtë ligj. Planet urbanistike janë rregulla e qëllimi i të cilave është shfrytëzimi efikas i tokës ndërtimore, me qëllim primar krijimin e një ambienti më human jetësorë. Kur këto rregulla nuk respektohen e shohim atë që ne po e shohim tani, kaos dhe parregullsi. Situata është e tillë, që nuk kemi arkitekt në qytete që duhet ta mbajnë rregullin urban në qytet.

Edhe pse e kundërshtuan ligjin nga foltorja, LSDM-ja opozutare u përmbajt dhe nuk votoi as për e as kundër këtij ligji. Spasovski tha se ligji i vitit 2011-të edhe pse u soll si zgjidhje superiore, ishte dështim, sepse nuk arriti zgjidhjen e problemit.

Nëse kthehemi prapa në kohë, e shohim se kur u miratua ligji u soll me shumë bujë se do të zgjidhë përfundimisht problemet me ndërtimet pa leje dhe se do të zgjidhet problemi i qytetarëve që është edhe qëllimi kryesor i këtij ligji, sepse e dijmë se shumë nga procedurat e vërtetësisë për pronësi qoftë edhe të tokës ndërtimore nuk ishte rregulluar. Nuk kishte masa thelbësore të parcelave ndërtimore dhe në fund, vijmë në një situatë që pas 15 vitesh e shohim se nuk funksionon deri në fund ky sistem që ne si shtet e kemi vendosur e rregulluar.

Njejtë sikurse LSDM-ja as për e as kundër këtij ligji nuk u prononcuan as partitë shqiptare që janë pjesë e opozitës. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që shtyhet afati për legalizim. Deputetët e shumicës siguruan se ligji nuk do të lejojë manipulime dhe se nuk do të legalizohen objekte të ndërtuara pas 2011-tës. Si shembull, u përmendën edhe ndërtimet pa leje në Komunën e Çairit.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy