Kreu i i ri i KRRE-së, konkursi në seancën e radhës të Kuvendit

nga Xh M

Shkup, 19 shkurt – Në seancën e ardhshme të Kuvendit do të merret vendim për shpalljen e konkursit për kryetar të ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës, pasi Marko Bislimovski, dha dorëheqje. Dorëheqja erdhi dy javë pasi Policia Financiare paraqiti kallëzim penal ndaj Bislimovskit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Sipas kallëzimit, ai nuk ka vepruar me kohë në lidhje me marrjen e licencës së kompanisë “Triterol Petrol”, në pronësi të biznesmenit Lupço Pecov, i njohur si “Djalli”, edhe pse nuk i plotësonte kushtet për ushtrimin e veprimtarisë energjetike.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy