Tetovë, 20 shkurt – Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshje në Tetovë, mëson VOXAL.
Të shtënat janë dëgjuar në bulevardin Ilinden. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa së shpejti priten detaje rreth këtij rasti.
Alsat mëson se një i mitur rreth moshës 15 vjeçare nga fshati Gajre i Tetovës, i cili dyshohej për një vrasje gjatë vitit të kaluar ku mbetën të plagosur edhe 4 persona, ka rrahur fqinjin e tij në një lokal në fshatin Gajre.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe patrulla të policisë po e kërkojnë në fshat dhe në qytet.
