Kasami takon ministri Hoxha, temë diskutimi, projektet strategjike për përmirësimin e cilësisë së jetës

Nga B.M
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot zhvilloi një takim pune me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ku diskutuan për investimet që po realizohen në Tetovë dhe projektet strategjike që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë, shkruan Zhurnal.mk.

“Në fokus të bisedimeve ishin projektet konkrete që tashmë janë në faza të ndryshme të realizimit: rindërtimi i tubacionit kryesor nga Kodra e Diellit deri në qytet, zgjerimi i rrjetit primar në vendbanimin “Jashtë Vardarit”, si dhe ndërtimi i kolektorëve për kanalizim atmosferik në Falisht dhe Dardani.

Gjithashtu, diskutuam për projektet e financuara nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që përfshijnë fazën e dytë të rindërtimit të ujësjellësit dhe ndërtimin e Stacionit të Transferimit të mbetjeve në Tetovë.

Një theks i veçantë iu dha edhe projekteve në kuadër të instrumentit IPA, ku pritet nënshkrimi i kontratave për ndërtimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit.

U zotuam për bashkëpunim të ngushtë institucional, me qëllim që këto projekte të realizohen me efikasitet dhe transparencë të plotë, duke siguruar një mjedis më të pastër dhe kushte më të mira jetese për qytetarët e Tetovës.”, bënë të ditur Kasami//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër