Kasami: Rruga Llacë – Sellcë – Vicë tashmë është e asfaltuar dhe me standard cilësor

Nga Xh M
1,197 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 11 mars – Rruga Llacë – Sellcë – Vicë në Tetovë tashmë është asfaltuar dhe është përmirësuar me standard cilësor, falë një investimi prej mbi 18 milionë denarësh nga buxheti i Komunës së Tetovës.

Në kuadër të projektit janë asfaltuar rreth 9.000 metra katrorë rrugë, ndërsa janë vendosur edhe 1.543 metra anësore mbrojtëse për rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion. Gjithashtu, përgjatë gjithë rrugës është duke u vendosur ndriçimi publik.

Punimet kanë përfshirë edhe zgjerimin e rrugës, vendosjen e 40 kandelabrave LED, vijëzimin horizontal si dhe ndërtimin e një muri mbajtës me gjatësi prej 19 metrash.

Ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të rrisë sigurinë dhe kushtet e qarkullimit për qytetarët e Tetovës dhe banorët e zonës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër