“E shtrirë për toke”, Softolli: LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet

Nga Xh M
344 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Komentatori politik Argjend Softolli, në emisionin “Gazeta”, ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht nuk është në një gjendje të favorshme për të hyrë në zgjedhje.

“LDK-së në një farë forme nuk do t’i përshtateshin zgjedhjet në këtë kohë, sepse struktura e saj është, si të themi, e shtrirë për tokë, madje edhe e vdekur politikisht,” u shpreh Softolli.

Sipas tij, nëse vendi shkon në zgjedhje në këtë moment, kjo parti rrezikon të dalë me një rezultat shumë të dobët, për shkak të gjendjes së brendshme organizative dhe mungesës së mobilizimit politik.

Ai shtoi se situata aktuale brenda LDK-së kërkon kohë për konsolidim dhe riorganizim, para se të përballet me një proces zgjedhor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër