Shkup, 29 mars – LSDM-ja opozitare akuzon pushtetin se i ka lënë të vetëm qytetarët në betejën me rritjen e çmimeve të produkteve bazë. Sipas kësaj partie ndërsa shtrenjtimet ndodhin Qeveria nuk ka kurrfarë masash për të përmirësuar standardin e qytetarëve.
“Qeveria e Mickoskit i la qytetarët që të përballen të vetëm me varfërinë dhe me pagat e ulëta. Nuk ndërmori masa për të parandaluar rritjen e çmimeve. Në markete gjithçka është shtrenjtuar, vezët, vaji, specat, domatet, ndërsa pagat ngecin. Është mëse e qartë se në vend të standardit të qytetarëve po mbrohen interesa biznesi,” deklaroi Renata Mlladenovska, LSDM.
