Sanksionohet drejtuesi i veturës për shkak të 178 km/h

Nga D. V.
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 mars, Zhurnal.mk – Njësia mobile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut, përmes automjetit policor “përgjues” me radar të integruar, ka sanksionuar një shofer i cili drejtonte automjetin me një shpejtësi prej 178 km/h jashtë vendbanimit.

Dje, në orën 18:55, në rrugën eksprese Shtip – Radovish, zyrtarët policorë me ndihmën e automjetit special – përgjues të MPB-së, kanë matur shpejtësinë e lëvizjes së një automjeti tip “Mercedes” me targa të Shkupit. Automjeti po lëvizte me 178 kilometra në orë jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 kilometra në orë.

“Ndaj shoferit P.K. (33) nga Radovishi janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionin e paraparë me ligj. Kontrollet e trafikut me automjetet speciale – përgjues do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion,” njoftoi MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër