Del Piero shpërthen pas eliminimit të Italisë: Jemi bërë objekt talljeje

Nga D. V.
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-kapiteni i Juventus, Alessandro Del Piero, ka reaguar ashpër pas eliminimit të Italisë nga Bosnia dhe Herzegovina në finalen e play-off-it për Kampionatin Botërorë.

Italia u ndal pas një barazimi 1-1 dhe humbjes 4-1 në penallti, duke dështuar kështu të kualifikohet në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Del Piero ka shpërthyer, duke thënë se Kombëtarja Azzure është bërë objekt tallje në botë.

“Italia është bërë objekt talljeje në futbollin botëror; humbja e tre Kupave të Botës radhazi është e vështirë të falet. Si mund të humbasë një komb kaq prestigjioz një brez të tërë turnesh?”, deklaroi Del Piero.

Ai nuk u ndal me kaq, duke kritikuar edhe nivelin aktual të futbollit italian:

“Më parë kishim lojtarë të klasit botëror; sot, niveli mesatar është mjaft modest. Katër herë kampionët e botës nuk kanë shënuar gol në një Kupë Bote prej 20 vitesh”, shtoi ai.

Ky dështim i radhës thellon krizën e futbollit italian, me “Azzurrët” që për herë të fundit kanë marrë pjesë në një Kupë Bote në vitin 2014, në Brazil.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër