Bie çmimi i naftës në Kosovë

Nga D. V.
250 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivate për ditën e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimet janë përcaktuar bazuar në vendimin e datës 5 prill 2026 dhe vlejnë për 14 prill.

Këto janë çmimet e reja: Nafta (dizel): 1.78 euro për litër, Benzina: 1.44 euro për litër dhe Gazi: 0.89 euro për litër.

Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime janë maksimale dhe operatorët ekonomikë nuk lejohen t’i tejkalojnë ato.

Ministria vazhdon të monitorojë tregun e derivateve për të siguruar stabilitet të çmimeve dhe mbrojtje të konsumatorëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër