Rama: Adams u bë me ligj e me zakon ambasador i Shqipërisë së rilindur

Nga D. V.
196 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 prill Zhurnal.mk – Ish-kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams mori dje kartën e identitetit dhe pasaportën shqiptare, gjatë mbrëmjes gala të organizuar në kuadër të Samitit të IV të Diasporës.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u shpreh se askush nuk e imagjinonte që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit:

“Bota përmbys.

Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush.

Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit.

Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?

Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër