Tiranë në gatishmëri/ PD proteston 3 orë, policia zbret në terren 1500 efektivë

Nga Xh M
75 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 17 prill Zhurnal.mk – PD do të organizojë një protestë të lajmëruar në orën 19:00 në Bulevardin para Kryeministrisë, e cila sipas njoftimit nga selia blu, do të zgjasë 3 orë.

Përgjatë 3 orëve të tubimit të demokratëve, policia e shtetit ka angazhuar në terren 1500 efektivë policie, përgjegjës për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve të protestës.
Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën para protestës.

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të veçantë organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë.

Nga pamjet e sigurura shihet se përveçse qarkullimi në Bulevardin i cili është bllokuar, është vendosur gardhi metalik dhe podiumi.

Prej orës 15:00 të ditës së sotme, rrugët rreth Kryeministrisë do të jenë të bllokuara për shkak të protestës.

Akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

-Rruga “Ukraina e Lirë”,

-Rruga “Papa Gjon Pali II”,

-Rruga “Ismail Qemali”.

Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër