Kuvendi shpall konkurs për anëtar të Antikorrupsionit, ja kushtet që duhet të plotësohen

Nga Xh M
121 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 prill Zhurnal.mk – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur konkurs publik për zgjedhjen e një anëtari të Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas njoftimit, kandidatët që aplikojnë duhet të jenë shtetas të vendit dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut, si dhe të kenë aftësi të plotë për punë.

Në aspektin arsimor, kërkohet diplomë e arsimit të lartë me të paktën 300 kredi sipas sistemit evropian (SETK) në fushën juridike, ose 240 kredi në shkencat politike, komunikim apo ekonomi.

Po ashtu, kandidatët duhet të kenë minimum 10 vite përvojë pune pas përfundimit të studimeve, prej të cilave të paktën gjashtë vite në fusha që lidhen me luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit ose qeverisjen e mirë.

Kushtet përfshijnë edhe kritere të rrepta për integritetin: kandidati nuk duhet të ketë ndalim për ushtrimin e funksioneve publike dhe në 10 vitet e fundit nuk duhet të ketë qenë deputet, anëtar i Qeverisë apo i përfshirë në struktura partiake, përfshirë edhe si donator i partive politike.

Ky konkurs vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e institucioneve kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër