Kryediplomati i Shqipërisë, Hoxha: Mbështesim fuqishëm sovranitetin territorial të BeH-së

Nga Xh M
91 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Antalia, 19 prill Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, theksoi se vendi i tij mbështet fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjës e Hercegovinës.

Në një postim në rrjetin social amerikan X, Hoxha bëri të ditur se në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas (ADF 2026), ka zhvilluar takim me Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjën e Hercegovinën, Hans Christian Friedrich Schmidt.

“Qëndrimi i Shqipërisë ndaj BeH-së mbetet i qartë dhe i palëkundur: ne mbështesim fuqimisht sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin e saj multietnik”, ka shkruar Hoxha.

Ai theksoi se roli i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë mbetet thelbësor për ruajtjen e stabilitetit dhe për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Sipas Hoxhës, paqja, siguria dhe stabiliteti në Bosnjë e Hercegovinë janë me rëndësi jo vetëm për të ardhmen e vendit, por edhe për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë Evropës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër