Aliu: Provimi i jurisprudencës në shqip është çështje që do ta zgjidhim, opozita e la pezull për 22 vite

Nga B.M
702 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Click Plus” në Tv21 foli për kërkesat e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të realizohet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një problem të trashëguar që, sipas tij, qeveria aktuale është e përkushtuar ta zgjidhë.

Aliu tha se kjo çështje nuk është e re, por problem që ekziston prej vitesh, ndërsa shtoi se zgjidhja është e mundur dhe se institucionet po punojnë në këtë drejtim.

Duke komentuar reagimet e opozitës, ministri kritikoi mosveprimin e deritanishëm, duke thënë se është paradoksale që një problem, të cilin e quajti lehtësisht të zgjidhshëm, të mos jetë trajtuar për më shumë se dy dekada.

“Është turp shumë i madh nëse zgjidhja është shumë e lehtë dhe nuk është zgjidhur problemi për 22 vite”, deklaroi Aliu, duke shtuar se tani po ngrihet zëri për një çështje që, sipas tij, është neglizhuar për vite me radhë.

Ai theksoi se qeveria aktuale synon ta adresojë këtë kërkesë të studentëve dhe ta mbyllë një çështje që prej kohësh ka qenë objekt reagimesh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër