Të shtëna me armë në lagjen Çento të Shkupit, MPB: Nuk ka të lënduar

Nga Xh M
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 prill Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar për një incident me të shtëna me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë në zonën përreth lagjes Çento në Shkup, ku për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht një person ka drejtuar pistoletën ndaj një tjetri dhe ka tentuar të qëllojë, por arma është bllokuar. Më pas, është raportuar edhe një e shtënë nga një automjet në lëvizje, pa pasoja në njerëz.

“Me datë 24.04.2026, rreth orës 19:00, disa persona janë takuar në zonën e lagjes Çento. Gjatë takimit, ka ndodhur sulm fizik dhe tentim për përdorim arme zjarri, e cila është bllokuar. Më pas është shtënë me armë nga një automjet në lëvizje, por askush nuk është goditur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas policisë, pas incidentit të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet.

Autoritetet bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të përfshirëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër